Lumturia në punë, është një faktor kyç për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të të gjithë punëtorëve. Kur njerëzit janë të kënaqur me punën e tyre, ata janë më të motivuar, më produktivë dhe më të gatshëm për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të organizatës ku ata punojnë. Për këto arsye të lartpërmendura, çdo vit në muajin shtator, shënohet “Java Ndërkombëtare e Lumturisë në Punë”.
Kjo javë, i dedikohet promovimit mirëqenies së punonjësve dhe rritjes së lumturisë në vendet e punës, e cila ndikon në uljen e stresit dhe tensionit në vendin e punës dhe në përmirësimin e lidhjeve ndërmjet kolegëve.
Të lumtur në punë, është një synim që mund të arrihet dhe ‘Java Ndërkombëtare e Lumturisë në Punë’, është një shans për të nxitur këtë ndërgjegjësim dhe ndryshim pozitiv në vendet e punës.