Rave Festival, ngjarja kryesore e muzikës elektronike që bëri super bujë në edicionin e parë dimëror dhe që do të rikthehet sërish me datat 7 dhe 8 korrik 2023, ka lajmëruar aktet e para të festivalit. Festivali ka shfaqë një formacion mbresëlënës të DJ-ve me famë botërore dhe do të pres adhurues të festivalit nga i gjithë regjioni.
Satoshi Tomiie, artist dhe producent i njohur botëror, është akti i parë i shpallur nga Rave Festival. Ai vjen për të magjepsur audiencën e festivalit me mjeshtërinë e tij. Pionier i komunitetit elektronik. Nuk duhet humbur kjo mundësi për t’a parë Satoshin dhe mjeshtërinë e tij artistike në RAVE.
Kiti Arsa, është emri i dytë i cili do t’i bashkohet festivalit të shumëpritur. Shija e saj elegante dhe aura e saj e dashur nga publiku, rikthehen për herë të dytë në stage-in e RAVE-it. Kiti Arsa me aftësinë e saj, kombinon aspekte të muzikës elektronike me deep house dhe futuristic beats.
Përveç super muzikës, Rave Festival ofron edhe biletat EARLY BIRD me një çmim të pakrahasueshëm prej vetëm 15 EUR për dy netët. Këto bileta janë të disponueshme për një kohë të kufizuar në rave-travel.com, prandaj sigurohuni që t’i merrni para se të shiten. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur për këdo që kërkon të përjetojë një përvojë të paharrueshme në këtë edicion.
Edicioni i parë i Rave Festival është njohur për energjinë e jashtëzakonshme, atmosferën zhytëse dhe përvojat e paharrueshme. Rave Festival është destinacioni përfundimtar për këdo që kërkon të kalojë një vikend historik, në AMC Hall. Për më shumë informacion rreth Rave Festival dhe për të blerë bileta, vizitoni rave-travel.com.