Edhe kjo fundjavë do të jetë argëtuese për të gjithë ju adhurues të muzikës Live, të performuar nga DJ-të më të mirë vendor dhe ndërkombëtar. Përmes Rave Live Session, këtë të diel, do të keni mundësinë të shijoni përformancën e DJ Air Bajko, një artist shumë i veçantë që ka qenë afër publikut për 15 vite me radhë, me performanca të ndryshme në klube nate dhe në festivalet më të njohura në rajon.
DJ Air Bajko, ka marrë vëmendjen e publikut edhe për punën e tij në Radio, si DJ në emisionin Propaganda, në Top Albania Radio. Ai kujdeset që të ju ofrojë fansave të tij muzikë të mirë si dhe ti prezantojë ata me artistë të rinj, të rrymave të ndryshme muzikore, si Funk, Soul, Hip-Hop, etj.
Prandaj të gjithë të pasionuarit e muzikës mund ta shijojnë performancën e tij online, këtë të diel (13.06.21), nga ora 21:00, në faqet zyrtare të Rave Travel, Win Music Freedom dhe në Radio K4