Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar sot (23.07.25), pritjet janë rreth 5 minuta, në të gjitha pikat kufitare, përpos tek Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova pritjet shkojnë deri në 10 minuta.
Ndërsa, sa i përket raportit 24 orësh, nga Policia e Kosovës, tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut. Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike, duke kanosur prindërit e tij. Një tjetër grua ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj, po ashtu në Prishtinë. Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Mitrovicën e Veriut, ku dy persona janë arrestuar në dyshimet se kanë ushtruar dhunë dhe kanë kanosur prindin e tyre.
Më poshtë mund të gjeni raportin e detajuar të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit:








