Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe trafikut rrugor në vend. Sipas këtij raporti, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar aksidente të ndryshme trafiku si dhe janë ndërmarrë veprime policore për parandalimin e shkeljeve rrugore dhe garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në vijim janë paraqitur statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës për këtë periudhë kohore.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
| Aksident trafiku me fatalitet | 00 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 16 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 34 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2.484 |
| Persona të arrestuar | 11 |
| Persona në mbajtje | 10 |
| Persona në ndalim policor | 00 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 00 |







