Policia është thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të sigurt, të drejtë dhe të qëndrueshme. Policia e Kosovës në vazhdimësi është e përkushtuar për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vend kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar, 39 aksidente janë shënuar me dëme materiale, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 2.479 gjoba trafiku.
Policia e Kosovës apelon përmes komunikatave për media dhe fushatave vetëdijesuese që të keni kujdes maksimal në trafik dhe të respektohen rregullat e komunikacionit.
Më poshtë mund të gjeni statistikat e detajuara të aksidenteve të shënuara gjatë 24 orëve të fundit:
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 16 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 39 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 2479 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
Persona të arrestuar | 8 |
Persona në mbajtje | 5 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 0 |