Radio publike ka një rëndësi të veçantë sepse u ofron qytetarëve informacion të saktë, programe kulturore dhe përmbajtje edukative, duke qenë e qasshme për të gjithë. Sot (13.01.26), shënohet Dita e Radio Transmetuesve Publike, një ditë që i kushtohet rolit dhe rëndësisë së radiove publike në informimin e qytetarëve. Kjo ditë na shërben si një urë komunikimi mes publikut dhe institucioneve, duke kontribuar në forcimin e besimit dhe transparencës. Dita e sotme gjithashtu vlerëson punën e gazetarëve, moderatorëve dhe gjithë stafit të radiove, të cilët çdo ditë punojnë për të informuar dhe për ti shërbyer interesit publik.
‘Dita e Radios Publike’ rikujton rëndësinë e radios, si një medium i besueshëm dhe i domosdoshëm në shoqëri.







