“Dita Botërore e Radios” shënohet më 13 shkurt, e themeluar nga UNESCO në datën e përvjetorit të shërbimit transmetues ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, që u krijua më 13 shkurt, të vitit 1946.
Radioja mbetet një medium që e ka ruajtur përdorimin e tij me kalimin e kohës, është një platformë për ofrimin e informacionit, edukimin e njerëzve, lejimin e shprehjes në të gjitha kulturat dhe transmeton muzikë për shije të ndryshme të dëgjuesve.
Pavarësisht se sa e avancuar bëhet teknologjia, radioja është një medium i pazëvendësueshëm, veçanërisht gjatë ndodhjes së fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.
Radio është si një mik i mrekullueshëm që është gjithmonë pranë teje dhe nuk të zhgënjen kurrë, i tillë është edhe Radio KFOR-i!