Duke ditur rëndësinë e radios si dhe bashkëpunimin me kolegë të mediumeve të ndryshme, Radio KFOR-i ka filluar një kampanjë të bashkëpunimit medial, për të treguar se sa është e hapur për çdo lloj bashkëpunimi, vetëm e vetëm të jetë sa më afër dëgjuesve të saj.
Sot, në studion e Radio KFOR-it të ftuar kishim tre personazhe të njohura në gazetarinë e Kosovës, Drejtoreshën e Radio Dukagjinit, znj. Edita Doli, Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Dukagjini, z. Dardan Belegu, i njohur me emrin artistik Trakla si dhe Moderatore dhe Redaktore e Muzikës së huaj në Radio Dukagjini, znj. Donika Hyseni.
Pas diskutimeve të shumta dhe të këndshme, në fund të emisionit të drejtpërdrejtë, me moderatorët Trëndelina Duli dhe Ardian Gashi, që të tre të ftuarit e lartpërmendur dhanë nga një mesazh për të rinjtë e Kosovës:
– “Ti ndjekin ëndrrat dhe mos të dorëzohen kurrë para çdo pengese që mund t’iu dal përpara”, tha Edita.
– “Të rinjtë të fokusohen tek puna, sepse puna është ajo që e bën njeriun ashtu siç duhet me qenë”, tha Trakla.
– “Për të gjithë të rinjtë, shijoni jetën! Kurrë kjo moshë nuk kthehet, prandaj shijoni! Shumë dashni!”, porositi Donika.
Në ditët në vijim Radio KFOR-i do të ftojë edhe moderatorë e gazetarë të tjerë, por për të mësuar se cilët do të jenë të ftuarit e radhës, ju dëgjoni radio KFOR-in dhe bëhuni pjesë e rrjeteve sociale në Facebook dhe Instagram edhe për shpërblime të shumta.