“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” – kështu kishte thënë autori i njohur Mark Twain, mirëpo kjo është njëra ndër qindra fjalët e thurura bukur të cilat i dedikohen librit. Sot Radio KFOR-it sjell tek ju një listë me librat të cilat preferohen të lexohen nga moshat madhore:
– Libri “Sonnets of Dark Love”, nga Federico Garcia Lorca (1898-1936): Ky libër me poezi të cilën autori e ka shkruar në fund të jetës së tij, bënë bashkë dëshirën dhe vdekjen.
– Libri “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eco: Autori si një profesor i semiotikës në Universitetin e Bolonjës, është i njohur për përdorimin e tij të gjallë të gjuhës dhe simboleve dhe përdorimit të zgjuar të enigmave dhe shpikjeve narrative.
– Libri “Në pritje të Godosë”, nga autori Samuel Beckett: Historia shtjellohet rreth dy burrave të pastrehë, që thjesht presin dikë, ose diçka, të quajtur Godot… Rezultati është një dialog komik me poezi.
– Libri “Letrat e Vincent Van Gogh” të lekturuara dhe përkthyera nga Ronald de Leeu dhe Arnold Pomerans: Një përzgjedhje e re e letrave të piktorit post-impresionist vendos një fytyrë njerëzore në një nga figurat më të përfolura në kulturën moderne perëndimore.
– Libri “Dëbimi i Bishës Triumfante” nga Giordano Bruno: Vepra e Brunos, paraqet diskutimet e perëndive Greke që janë mbledhur për të dëbuar nga qielli, yjësitë të cilat ia kujtojnë atyre veprat e tyre të liga.