Nga data 23 deri më 26 tetor, qyteti i Pejës do të shndërrohet në një skenë të madhe muzikore me edicionin e radhës të ‘Peja Jazz Festival – 2025’, ngjarje kjo që tashmë është bërë një traditë kulturore në Kosovë.
Gjatë katër netëve, festivali do të mbledhë në një vend, artistë të jazz-it nga Kosova dhe bota, duke sjellë interpretime që përfshijnë stile të ndryshme dhe energji të reja për publikun. ‘Peja Jazz Festival’ ka fituar reputacion si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend, duke krijuar një atmosferë të veçantë ku ndërthuren kultura dhe tinguj bashkëkohorë.
Organizuar në bashkëpunim me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, festivali çdo vit rritet dhe tërheq vizitorë nga e gjithë Kosova dhe rajoni, duke e bërë Pejën një destinacion të pazëvendësueshëm për adhuruesit e jazz-it.







