Festat e fundvitit janë ato të cilat i bashkojnë familjarët, miqtë, kolegët dhe jo vetëm, për të festuar të arriturat e vitit që po shkon, e për të uruar më të mirat e mundshme për vitin që na pret.
Radio KFOR-i ishte i pranishëm në “Tregun e Fundvitit” në bulevardin “Xhorxh Bush”, ku takoi qytetarë të shumtë të cilët po kalonin kohën me më të dashurit e tyre, dhe me këtë rast uruan të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it:
– Agnesa Shala: “Dua t’ju uroj të gjithëve festat e fundvitit! Atmosfera në qendrën e qytetit është e jashtëzakonshme. I ftoj të gjithë të vijnë dhe të kënaqen në këtë ambient kaq të ngrohtë. Faleminderit!”.
– Berat Surkishi:”Atmosfera është shumë e mirë këtu në shesh. Urime të gjithëve festat e fundvitit!”
– Burim Ramadani:”Ju uroj shëndet dhe gjitha të mirat për këto ditë festash. Urime Vitin e Ri, e qoftë një vit i mbarë! Paqe dhe shëndet!”
– Donat Krasniqi:”Jemi këtu në “Verë n’Dimër”, po kalojmë shumë mirë. Urime Viti i Ri, paqe, shëndet dhe lumturi!”
– Minire Arifi:”Atmosfera për Vitin e Ri në kryeqytetin tonë është e mrekullueshme, sidomos më të mirë e bëjnë kur vijnë edhe shumë të tjerë nga diaspora. Ju uroj të gjithëve Vitin e Ri, le të jetë një vit i dashurisë, i lumturisë dhe plotësimit të dëshirave të tyre!”
Duke ju uruar shëndet, mbarësi e shumë dashuri, Radio KFOR-i ju fton që ta shkarkoni aplikacionin “Radio k4” dhe të qëndroni me ne, si deri më tani, edhe përgjatë vitit 2024! Gëzuar!