Një punëtori dramaturgjike, do të mbahet në teatrin Oda, duke filluar nga data 13 deri më 18 shkurt. Fokusi tematik do të jetë ‘Ngrohja globale’ dhe pjesëmarrësit do të punojnë së bashku me dramaturgen italiane, Sonia Antinori në shkrimin e dramave me temën në fjalë.
Në fund, me datën 18 shkurt, programi do të përmbyllet me lexime skenike të teksteve të krijuara gjatë punëtorisë, para audiencës. Të interesuarit mund të regjistrohen duke dërguar CV dhe letër motivuese në email adresën info@qendra.org.







