Qendra ‘Termokiss’ vazhdon të jetë vend takim i të rinjve në shumë dimensione të jetës, me të vetmin qëllim, inkurajimin e rinisë dhe dhënien e hapsirës së nevojshme që ju nevojitet atyre
Kësisoj, në këtë qendër, po vazhdojnë Punëtoritë e Programimit, të cilat shërbejnë për aftësim e të gjithë atyre që kanë kureshtje rreth programimit, zhvillimit të aplikacioneve, implementimit të algoritmeve, mënyrës se si funksionojnë programet dhe paisjet elektronike digjitale,etj.
Të gjitha këto aspekte do tu shërbejnë atyre që të gjejnë rrugën më të shpejtë për të arritur deri tek produkti final dhe përgatitja për tregun e punës.
Ligjërues dhe mentor i këtyre punëtorive falas është: Driton Haxhiu.