Aleanca Franceze në Prishtinë, nesër (27 mars), nga ora 18:00, organizon punëtorinë e radhës të cilën e ka emëruar “Just dance”, e cila është e hapur për të gjithë fëmijët e moshave nga 6 deri në 12 vjeç. Që nga fillimi i saj në 2009 ‘Just Dance’, është bërë video-loja e vallëzimit me e shitur në botë dhe është mënyra e përsosur për tu argëtuar me miq dhe me familje.
Për tu bërë pjsë e kësaj punëtorie pagesa për një person kushton 3 Euro, kurse për nxënësit e Aleances Franceze 2 Euro.