Një fotografi e vjetër, një regjistrim radioje, një film bardhezi apo një program televiziv mund të duken si materiale të zakonshme. Por pas dekadash, ato mund të bëhen dëshmi të pazëvendësueshme të historisë. ‘Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale’ çdo vit shënohet më 27 tetor dhe është një ditë e shpallur nga UNESCO për të kujtuar rëndësinë e ruajtjes së materialeve audiovizuale. Këto materiale nuk ruajnë vetëm ngjarje historike. Ato mund të tregojnë mënyrën se si njerëzit flisnin, visheshin, punonin, argëtoheshin dhe jetonin në periudha të ndryshme.
Problemi është se shumë prej këtyre materialeve janë të brishta. Shiritat magnetikë, filmat dhe formatet e vjetra të regjistrimit mund të dëmtohen me kalimin e kohës, ndërsa pajisjet e nevojshme për t’i lexye, arkivat dhe institucionet kulturore punojnë për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve, duke u dhënë atuar ato bëhen gjithnjë e më të rralla.
Për këtë arsye, arkivat dhe institucionet kulturore punojnë për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve, duke u dhënë atyre një jetë të re në formatet moderne.
Sepse një regjistrim i vjetër nuk është thjesht një imazh apo tingull. Mund të jetë një copëz e së kaluarës që, nëse humbet, nuk mund të rikthehet më.







