Dita e sotme, 18 Maj, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Muzeut’, një ditë e cila shënohet që nga viti 1977, nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve.
Për shënimin e kësaj dite, Radio KFOR-i ka biseduar me kustosin në Muzeun e Kosovës, Besnike Rraci Gjikolli: “Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, jam e punësuar në sektorin e Etnologjisë, ku ushtroj rolin kustosit. Ne kemi realizuar shumë aktivitete, të cilat kanë dhënë rezultatet e planifikuara, prandaj edhe mund të them se promovimi i trashëgimisë kulturore përmes brezave të rinj, është përmbushje e punës sime. Këto dy vitet e fundit ishin shumë sfiduese për shkak të gjendjes pandemike, duke marr parasysh se puna jonë varet nga prezenca fizike e publikut.”
Për të shënuar këtë vit, është përzgjedhur slogani “E Ardhmja e Muzeve: Rimëkëmbu dhe Ri-imagjinoni” (The Future of Museums: Recover and Reimagine), përmes së cilës ftohen të gjithë muzetë, stafi i tyre dhe shoqëria, për të ndarë praktika të reja në krijimin e vlerave e gjithashtu të ndajnë ide, rreth qasjes ndaj sfidave me të cilat përballen institucionet kulturore.