Përzgjedhja e profesionit është shumë me rëndësi, sidomos nëse ke zgjedhur një profesion që i përballon goditjet ekonomike. Muajve të fundit e gjithë bota mori një goditje të madhe gjatë pandemisë COVID-19, ku me dhjetëra miliona njerëz mbetën pa punë.
Në vazhdim Radio KFOR-i ju sjell disa lloje të profesioneve të cilat po e përballojnë edhe këtë situatë të krijuar dhe janë të kërkuara për momentin:
– Kujdestar i shëndetit në shtëpi, ku klientit i ofrohet kujdes gjatë veshjes, higjienës personale, marrjen e ilaçeve ditore si dhe qëndron në kontakt me profesionistë mjekësorë për të ruajtur shëndetin e klientit.
– Ndihmës infermier, ku detyra e tij përfshinë marrjen e të dhënave të pacientit, ndihmon pacientin me higjienë personale, me ushqim si dhe mban shënime për shëndetin e pacientit.
– Punëtor ndërtimi, ku ndërton dhe operon makineri që bartin materiale ndërtimi dhe ndihmon punëtorët me detyrat e tyre.
– Ndihmësi i terapisë fizike, që ndihmon pacientët gjatë takimeve, vendosjen e pajisjeve për takimet e ardhshme si dhe punët administrative si përgjigja në telefon.
-Shoferi i kamionit, që ndihmon në bartjen e mallrave nga një vend në tjetrin, p.sh. nga depot në dyqanet me pakicë apo edhe më larg.
– Këshilltar financiar, që ndihmon individë të menaxhojnë financat e tyre personale, duke përfshirë planifikimin për qëllime afatshkurtra dhe afatgjata, navigimin e ripagimit të borxhit dhe ndihmën për zgjedhjen e investimeve.
– Administratori i shërbimeve shëndetësore, përgjegjës për operimet e ndryshme të një spitali ose një organizate tjetër shëndetësore. Këto përfshijnë renditjen dhe mbajtjen e një regjistrimi të furnizimeve, krijimin e orareve për punonjësit dhe azhurnimin e personelit për çdo ndryshim të politikave.
– Krijues i faqes në internet, profesion që krijon dhe mirëmban faqet e internetit duke përfshirë rregullimin e çdo problemi të përdoruesit.
– Analist i sigurisë së informacionit, që mban sistemet kompjuterike të sigurta duke monitoruar shkeljet e mundshme dhe duke zbatuar përdorimin e infrastrukturës së sigurisë në një kompani të caktuar.
-Statistikë, profesion ky që mbledh dhe analizon të dhënat për një fushë të caktuar si për bujqësi apo shëndetësi, duke përdor aftësi matematikore dhe statistikore për skenarë të ardhshëm si dhe për të zgjidhur problemet në ato fusha.