Me qëllimin e fuqizimit dhe krijimit të frymës bashkëpunuese në industrinë e muzikës, me 3 dhe 4 dhjetor në qendër të qytetit të Prishtinës, pranë Kino Armata do të zhvillohet konferenca e parë e muzikës ‘Prishtina Music Conference’. Organizuar nga kompania Rave, kjo konferencë dy ditore do të përfshijë program të gjerë me tema specifike dhe gjithpërfshirëse në muzikë duke mbledhur komunitetin artistik nga të gjitha vendet e Ballkanit në Prishtinë. Radio KFOR-i mësoi nga organizatorët e Rave-it synimin dhe rëndësinë që bartë kjo konferencë:
“Perpos njohurive të reja në vazhdimësi, konferenca do jetë krijues i nje komuniteti bashkëpunues e frymëzues për të gjithë ata që janë të interesuar në industri të muzikës, në këtë projekt i cili pritet të përkrahet nga organizata vendore e të huaja. Programi do ftoj folës kryesor, të cilët do të përcillen nga panelistë profesionist dhe nga njerëz të shoqerisë civile. Po ashtu, do ketë edhe dy apo tri ekspozita në galeritë afër qendrës së qytetit. Në thelb, programi vjen në formë të prezantimit dhe diskutimit. Aktivitetet tjera përfshijnë performanca të muzikës nga muzicient lokal e ndërkombëtar, ekspoze të artit muzikor, ekspoze të fotografive nostalgjike të eventeve të ndryshme në Kosovë, ekspoze të paisjeve analog të muzikës elektronike, ligjerata rreth pajisjeve të ndryshme muzikore, etj”.
Për të mësuar detaje të tjera rreth kësaj konference, ndjekni faqen zyrtare të tyre në Facebook: facebook.com/prishtinamusiconference dhe Instagram: instagram.com/prmusiconference