Në prag të festave të fundvitit ‘Komuna e Prishtinës’, ka organizuar aktivitetet të shumta në kuadër të ngjarjes kulturore ‘PriteNshesh’, që organizohet çdo fundvit duke sjellur atmosferë festive shoqëruar me aktivitete kulturore e sociale për qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë ata që e vizitojnë Prishtinën gjatë kësaj kohe.
Koordinatori i aktiviteteve kulturore në ‘Komunën e Prishtinës’ Adrian Berisha, tregoi për Radio KFOR-in për aktivitetet e shumta që po organizohen në sheshet e Prishtinës në prag të festave të fundvitit:
“Aktivitetet kanë filluar nga data 4 dhjetor, këtë vit ‘PRiteNshesh’ ka ardhur me një koncept të ri ku gjatë kohës së aktiviteteve do ti kemi rreth 60 performanca muzikore, duke përfshirë baletin, teatrin dhe performanca akrobatike. Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ nga data 15 dhjetor, do të vendoset edhe patinazhi, ndërkaq çdo natë do të performojnë live bende të ndryshme. Sonte (11.12) do të performojë bendi hungarez ‘Kerekes’, duke filluar nga ora 20:30”.
Aktivitetet do të vazhdojnë deri me datën 31 dhjetor të këtij viti, ndërkaq në natën e ndrrimit të moteve qytetarët mund ta festojnë natën e fundit të vitit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ nga ora 22:00, ku do të performojnë artistë të shumtë dhe do ketë surpriza të tjera.