Kryeqyteti i Kosovës do të jetë qendër e sportit më 28 shtator. Këtë të diel, do të mbahet Prishtina Marathon, ngjarje kjo më e madhja vrapuese në vend, e cila këtë vit po shënon edicionin jubilar të 25-tin me radhë.
Me moton e saj për të promovuar sportin, shëndetin dhe energjinë qytetare, maratona do të sjellë në Prishtinë mijëra pjesëmarrës nga Kosova dhe nga vende të ndryshme të botës.
Organizatorët ftojnë të gjithë të pasionuarit pas sportit, profesionistë dhe amatorë, të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje unike, e cila kthehet në festë të madhe qytetare, me atmosferë të jashtëzakonshme në rrugët e Prishtinës. Vrapimi do të ketë pikën e nisjes para Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe vrapimi bëhet në distanca të ndryshme.
Regjistrimi është i hapur në linkun zyrtar: https://e.tiks.app/e/e286c216-dc77-46c0-be3f-9efb5aca7a23







