Veshjet e ushqimet tradicionale ishin dje në qendër të vëmendjes në hapjen e panairit të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Në këtë panair të hapur në Prishtinë po marrin pjesë më shumë se 70 prodhues dhe shoqata nga vendi e treva të tjera shqiptare.
Po ashtu njoftohet se në kuadër të këtij aktiviteti, sot (25 Korrik) do të mbahet edhe sofra tradicionale me rapsod të folklorit.
Panairi tashmë tradicionale do të qëndroj i hapur deri më 27 Korrik, në sheshet në qendër të Prishtinës.