Organizata jo-qeveritare ‘Kosovo Art Exchange Gallery’ (KAE), ka hapur aplikimin për artistë të cilët krijojnë art me objekte të gjetura dhe material të riciklueshme. Kjo galeri inkurajon të gjithë krijuesit inovativ të cilët mund të krijojnë art pa dëmtuar ambientin.
Artistët pjesëmarrës mund të marrin pjesë me dy punime dhe veprat e artit që do të dorëzohen duhet të marrin pjesë për herë të parë Galerinë KAE.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmes linkut të mëposhtëm deri me 30 korrik, 2018: www.kosovoartexchange.com/forma-e-paraqitjes-greenfest-8.