Përgjatë një muaji, aq sa do të zgjasë Kupa e Botës ‘Katar 2022’, ndeshjet do të jenë më të bukura e plot emocion teksa i ndjekim ato në Prishtinë. Kjo, pasi ndryshe nga vitet e kaluara, këtë Kampionat Botëror, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të mblidhen dhe të ndjekin ndeshjet e futbollit në një ambient mbresëlënës, familjar dhe inovativ të quajtur “Prishtina Fan Club”, që na fton të përjetojmë magjinë e botërorit të futbollit së bashku me të afërmit, pasi PFC i ofron të gjitha: pije e ushqim të jashtëzakonshëm, lojëra për fëmijë dhe të rritur dhe atmosferë festive të krijuar përmes instalacioneve e projektimeve artistike.
Hyrja në “Prishtina Fan Club”, e cila ndodhet në ambientet e ish-Tulltores së Prishtinës, është falas dhe na mirëpret çdo ditë prej orës 16:00.