I tërë muaji prill, i është dedikuar kitarës, instrument ky shumë i dashur për miliona njerëz dhe më me ndikim në gjithë botën.
Për këtë muaj u vendos në vitin 1987, nga Guitar & Accessories Marketing Association (GAMA) dhe National Association of Music Merchants (NAMM), me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesin për kitarën në nivel global.
Gjatë këtij muaji, entuziastët e kitarës inkurajohen të angazhohen në aktivitete të ndryshme, si mësimi i akordeve të reja, pjesëmarrja në koncerte lokale apo krijimi i play-listave me këngët e tyre të preferuara të kitarës.
Në nivel ndërkombëtar, ngjarje të ndryshme shënojnë këtë muaj. Për shembull, pikërisht sot, më 11 prill, 2025, artistja e nominuar për Grammy, Sierra Hull, do të performojë në Ramsdell Regional Center for the Arts, në Manistee.
Për të festuar këtë muaj, muzikantët dhe adhuruesit e kitarës mund të ndajnë performancat e tyre në rrjetet sociale duke përdorur hashtagun #InternationalGuitarMonth, duke kontribuar kështu në promovimin e këtij instrumenti të mrekullueshëm dhe pasurisë së tij muzikore.







