Pranimi, përkufizohet si miratimi i një situate, procesi ose kushti pa një përpjekje për ta ndryshuar personin tjetër. Ne të gjithë, në një moment të jetës sonë kemi përjetuar një situatë kur jemi përjashtuar nga një grup shokësh ose një mbledhje shoqërore. Por, në një botë ideale, të gjithë individët do të pranoheshin ashtu siç janë, pa marrë parasysh sa të ndryshëm, apo sado unik që janë.
‘Dita Ndërkombëtare e Pranimit’ që shënohet çdo vit me 20 janar, i kushtohet pranimit social të atyre personave që janë me aftësi të kufizuara dhe nderimit të të ndjerës Annie Hopkins, e cila themeloi simbolin ‘3E Love = Embrace, educate, empower’ (3E Dashuria = Përqafo, eduko, fuqizo), me synimin për ta bërë botën një vend më të mirë, duke edukuar njerëzit për rëndësinë e përqafimit të diversitetit.
Ky simbol, bashkon njerëzit e të gjitha aftësive dhe ndihmon në ndezjen e bisedave që përmirësojnë dhe ndihmojnë në ndryshimin e qëndrimeve, në të mirë të të gjithëve.