Sipas të dhënave zyrtare, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.800 tiketa trafiku vetëm brenda një dite. Këto masa të ndërmarra synojnë uljen e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve që vazhdojnë të jenë të shpeshta në rrugët e vendit.
Gjatë periudhës 24-orëshe janë evidentuar gjithsej 58 aksidente trafiku, 26 aksidente me lëndime, 32 aksidente me dëme materiale, 6 persona janë arrestuar, 4 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Këto të dhëna rikujtojnë rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe bashkëpunimit me autoritetet, në mënyrë që siguria në rrugët e vendit të jetë prioritet për të gjithë.







