Njësitet policore për menaxhim dhe kontrolle të trafikut nëpër rrugët e vendit, si në rrugë lokale, rajonale dhe në autostrada, janë duke punuar për të garantuar dhe mundësuar një qarkullim të rregullt dhe pa pengesa, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Për tu njoftuar me statistikat e tiketave të shqiptuara në trafik, për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve, Radio KFOR-i kontaktoi Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, të cilët njoftuan për periudhën kohore janar-tetor, 2022, në të cilën thuhet: “Gjatë kësaj periudhe, nga janari deri në tetor 2022, Policia e Kosovës ka shqiptuar 391.585 tiketa në trafik.”
Duke ofruar një siguri për të gjithë, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti shoferëve të automjeteve, të respektojnë rregullat e trafikut, në të kundërtën do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.