Policia e Kosovës po vazhdon të ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Policia do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara dhe apelojnë tek shoferët, që të bëjnë kujdes gjatë ngasjes së veturave.
Për të kuptuar statistikat e aksidenteve në Kosovë, Radio KFOR-i kontaktoi Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, e cila njoftoi: “Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nuk kemi pasur aksidente trafiku me fatalitet, mirëpo ka pasur 21 aksidente të tjera trafiku me të lënduar, gjithashtu 25 aksidente trafiku me dëme materiale dhe kemi shqiptuar 2.474 tiketa trafiku.”
Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.