Pjesëtaret e Policisë, në gjithë botën, janë të ekspozuar ndaj një sërë sfidash, por pavarësisht sfidave ata janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e tyre për të përmbushur pritjet e qytetarëve kudo që shërbejnë. Këto sfida, policisë ju shtuan edhe më shumë përgjatë pandemisë COVID-19. Lidhur me këtë periudhë, Radio KFOR-i realizoi një intervistë me oficeren Fjolla Morina, e cila theksoi: “Ka qenë periudhë e vështirë, një sfidë e madhe për ne, në menaxhimin e situatës në terren, me qytetarë, duke provuar bashkëpunim me ta dhe duke treguar seriozitet në mbrojtjen ndaj virusit. Këto sfida kanë ndikuar që ne të avancohemi edhe unë personalisht të avancohem dhe të ndjej vetën më të gatshme në kryerjen e detyrës.”
Puna e policisë mund të jetë e vështirë dhe sfiduese, por mbi të gjitha mbetet punë shpërblyese dhe fisnike!