Njësiti Kundër Narkotikëve pranë Policisë së Kosovës është i specializuar në parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale që kanë të bëjnë me narkotikët.
Lidhur me këtë, zyrtarja policore Antigona Osmani, për Radio KFOR-in tha: “Trafiku i narkotikëve ndikon në sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë. Në vitin 2021 njësiti ynë ka konfiskuar qindra kilogramë narkotik. Ne jemi edhe më të suksesshëm në kryerjen e detyrave tona kur njerëzit zgjedhin të bashkëpunojnë me ne, duke raportuar rastet e dyshimta përmes numrit 192 si dhe përmes aplikacionit mobil të Policisë së Kosovës. Së bashku mund të krijojmë një mjedis të sigurt për të gjithë”.
Policia e Kosovës në shërbim të të gjithë njerëzve në Kosovë!