Policia e Kosovës në vazhdimësi, me qëllim të vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafik, në veçanti për shoferët, me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve në trafik dhe krijimit të një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë, është duke zhvilluar aktivitete të shumta. Në një përgjigje për Radio KFOR, Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur që Policia e Kosovës, gjatë sezonit dimëror, krahas angazhimeve të shumta, përmes fushatave vetëdijesuese, po i ndihmon edhe shoferët në trafik: “Bazuar në ligjin për rregullat e trafikut rrugor, periudha nga data 15 nëntor e deri më 15 mars, konsiderohet sezon dimëror, ku shoferët duhet t’i kenë të përgatitura automjetet e tyre për qarkullim në kushtet dimërore. Policia e Kosovës me kohë ka paralajmëruar pjesëmarrësit në trafik përmes fushatave vetëdijesuese, publikimit në media dhe rrjete sociale si dhe përmes shpërndarjes së broshurave, ku janë këshilluar për përgatitje për ngasje gjatë dimrit. Po ashtu përmes patrullave, në baza ditore jemi në kontakt me shoferët për të kontribuar së bashku, për një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.”
Më poshtë, gjeni këshillat kryesore si të përgatitemi për ngasje gjatë dimrit, të publikuara nga Policia e Kosovës: