Policia e Kosovës po vazhdon punën e tyre me përkushtim dhe vazhdimisht apelon qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kenë kujdes maksimal në komunikacion. Radio KFOR-i siç mësoi nga biseda me Policinë e Kosovës, vetëm në muajin janar të vitit 2023, në Kosovë kanë ndodhur 1.549 aksidente trafiku. Vetëm në muajin janar, 5 persona kanë vdekur në Kosovë, si pasojë e komunikacionit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, muaji janar i vitit 2023 ka më pak aksidente se sa viti i kaluar.
Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes maksimal në trafik, të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe shpejtësinë e lejuar. Më poshtë mund të gjeni tabelën krahasuese të muajit janar të vitit 2022-2023.