Gjatë katër netëve, qyteti i Prishtinës do të kthehet në një qendër festive, ku birrat vendore dhe ndërkombëtare, muzika live dhe ushqimet e shijshme do të krijojnë një përvojë unike për vizitorët. Atmosfera verore në kryeqytet do të ndizet, nga 14 deri më 17 qershor, kur Prishtina mirëpret edicionin e radhës të BeerFest Kosova, një nga festivalet më të mëdha dhe më të frekuentuara në vend.
Artistë si Rina Balaj, Ya Nina, BB Poqi, Capital T, Majk, Blerando e shumë të tjerë, pritet të performojnë gjatë katër netëve në kryeqendër të Kosovës. BeerFest nuk është vetëm për adhuruesit e birrës, është një ngjarje vjetore për të gjithë ata që duan muzikë të mirë, energji pozitive dhe shoqëri të gëzueshme.







