Adhuruesit e shpejtësisë së veturave këtë vikend me datat 27 dhe 28 prill në Prishtinë, do të kenë mundësi të shohin garë përplot adrenalinë. Drag Race do të organizohet në Pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë dhe aty pritet të marrin pjesë shumë garues.
Organizator i garës është kompania’ Eurogoma RT’, e cila thekson se do të ketë garues nga vendi por edhe nga rajoni me makinat interesante dhe sportive.
“Do të keni mundësi ta përcjellni nga afër dhe të argëtoheni nën shoqërimin e muzikës, ushqimeve dhe pijeve të ndryshme. Hajde dhe përjeto adrenalinë!”, thuhet në lajmërimin e tyre.
Drag Race është garë ndërmjet dy veturave, në një shteg të shkurtër dhe aty testohet shpejtësia e tyre.