Meqenëse jemi në prag të stinës së nxehtë dhe me një situatë pak sa më të mirë, sa i përket pandemisë Covid-19, tashmë kemi bërë planet tona për pushimet verore, pas një viti të brishtë e të vështirë që e kemi kaluar të gjithë, pa përjashtim.
Në lidhje me këtë çështje, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se evropianët mund të jenë optimistë për t’i kaluar pushimet verore në bregdet, pavarësisht pandemisë së Coronavirusit.
“Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera të higjienës, me distancë paksa më speciale, por është mbresëlënëse të shihet se ne kemi gjetur zgjidhje. Prandaj, jam optimiste për pushimet e verës”, ka shtuar Presidentja e KE, Leyen. Siç pohojnë psikologët, organizimi i pushimeve gjatë gjithë vitit, na bën më të lumtur dhe më kreativ në kryerjen e punëve tona të përditshme.