Në kuadër të programit zyrtar të ‘Francophonie Festival 2026’, më 17 mars 2026, pianistja e njohur ndërkombëtarisht Ardita Statovci do të mbajë një recital në La Maison Française, në Washington, D.C., nga ora 18:30.
Në këtë mbrëmje të veçantë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një program të rafinuar me vepra të kompozitorëve francezë, duke theksuar thellësinë e shprehjes kulturore frankofone.
Programi i mbrëmjes përfshin vepra nga Franz Schubert, Johannes Brahms, si dhe nga kompozitori kosovar Fahri Beqiri, duke sjellë para publikut një përzgjedhje nga epoka të ndryshme stilistike.
E njohur për karrierën e saj të dalluar si soliste dhe muzikante e muzikës së dhomës, Ardita Statovci ka performuar në skena prestigjioze në mbarë botën, duke përfaqësuar me dinjitet artin dhe kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.







