Përmes aktiviteteve të Bashkëpunimit Ushtarak Civil (CIMIC), KFOR-i përveç sigurimit të një situate të qetë dhe të sigurtë për të gjithë, po vazhdon të investoj qindra mijëra euro në aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, si në përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në komuna të ndryshme, ndërtimin dhe rindërtimin e shumë terreneve sportive, objekteve shkollore, të kujdesit, e shumë e shumë projekte të ndryshme, të cilat po ndihmojnë mirëqenien e banorëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Projekti i tyre i fundit ishte dhurimi i disa pajisjeve të nevojshme për Organizatën Joqeveritare “Zana”, nga komuna e Istogut.
Nga ky projekt CIMIC-u dhuroi katër tryeza, dymbëdhjetë karrige, rrëshqitëse për fëmijë, ulëse për grupe punuese, arkiva dhe dy dollapë multifunksional.
OJQ “Zana” e cila siguron përkujdesje ditore për fëmijët me Sindromin Dawn dhe gjithashtu për fëmijët me aftësi të tjera të kufizuara, kujdeset edhe për fëmijët e të gjitha kombësive dhe gjithashtu ndihmon grate dhe viktimat e dhunës në familje.
Ishte Komandanti i Kontingjentit Slloven, Nënkoloneli Jure Krejač, ai i cili zyrtarisht pajisjet në fjalë ia dhuroi drejtoreshës së organizatës „ZANA“, Tahire Gashi javën e kaluar. Në këtë ceremoni të pranim dorëzimit të këtyre paisjeve, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Istogut, z. Zemum Elezaj.