Çdo vit, në gjithë botën 1 % e popullsisë preken nga sëmundja ‘Vitiligo’, që shkaktohet nga çrregullimi i prodhimit të melaninës nga qelizat e pigmentit. Kjo shkakton humbjen e pigmentit, formimin e shenjave të bardha ose të lehta në lëkurë, që mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit, përfshirë fytyrën, duart, këmbët dhe pjesë të tjera të trupit.
‘Dita Botërore e Vitiligos’, shënohet çdo vit më 25 qershor, për të rritur ndërgjegjësimin rreth kësaj sëmundjeje të lëkurës. Vitiligo është një sëmundje autoimune, që ndikohet nga faktorë gjenetikë dhe ndikon në aspektet emocionale dhe sociale të personave që jetojnë me të.
Disa njerëz mund të përjetojnë dhe diskriminim në forma të ndryshme, duke ndikuar në vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e tyre. Prandaj ‘Dita Botërore e Vitiligosit’, është një rast për të inkurajuar solidaritetin dhe përkrahjen për personat e prekur nga kjo sëmundje.