Si pjesë e programit “Ta avancojmë Kosovën së bashku – Zgjidhja Lokale” i pari “Karvan Kulturor” gjatë ditës së djeshme ishte vendosur në Graçanicë dhe kështu me sukses përfundoi prezantimin e tij të parë të trashëgimisë kulturore të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Edhe pse fokusi i tre ngjarjeve të para ishte shfaqja e veshjeve kombëtare, objektet dhe mjetet, ngjarja e fundit i është dedikuar ushqimit tradicional dhe përgatitjes së tij.
Pikërisht për këtë Radio K4 ka biseduar me Presidentin e OJQ-së “Rrjeti për aktivizmin qytetar”, Ivan Todoroviq.
“Dje, fokusi ishte në ushqimin tradicional, megjithëse disa nga artikujt ishin gjithashtu të ekspozuar. Qëllimi ishte prezantimi i këtij ushqimi dhe mënyra si është përgatitur ai në të kaluarën. Për shkak motit me shi, aktiviteti është mbajtur në ambient të mbyllur, kurse ideja ishte të prezantohet dhe të shijohet ky ushqim”.
Ivan Todoroviq shtoi se “Karvani Kulturor” ka përfunduar udhëtimin e tij njëvjeçar, ndërsa udhëtimin e ri do ta ketë vitin e ardhshëm.