‘Federata e Basketbollit të Kosovës’ në bashkëpunim me ‘Shoqatën e Streetball Kosova’ dhe me ‘FIBA Evropën’, do të organizojnë aktivitetin sportiv 3×3 në kuadër të ‘Kampionatit Evropian FIBA U18’.
Të premten (27.07.2018) të gjithë fëmijët e Kampit Nacional në basketboll nga të dy gjinitë, ftohen që të marrin pjesë në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, nga ora 11:30.
Gjatë aktivitetit do të ketë edhe lojë shpërblyese dhe argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.