Bullgaria është shpallur kampione e Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, që për tetë ditë me radhë u mbajt në Prishtinë. Kjo ishte hera e parë që një Evropian i Divizionit B u mbajt në Prishtinë.
Në ceremoninë mbyllëse janë shpallur edhe më të mirët e Evropianit. Medaljet për skuadrën fituese i kanë ndarë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Wilfred Gintschel nga FIBA. Ky i fundit ka dhënë trofeun për kapitenen e Bullgarisë. Vendi i tretë i ka takuar Irlandës.
Radio K4 ishte i pranishëm në të gjitha ndeshjet e mbajtura duke e argëtuar audiencën. Të shtunën (10 gusht) në ndeshjen Finlanda-Britania e Madhe, i pranishëm ishte edhe Shefi i Stafit të KFOR-it, Shawn Harris, i cili vullnetarëve u dhuroi bluza dhe kufje me logo të Radio K4.
Përderisa, në finalën e madhe, i pranishëm ishte edhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.
Ky Evropian ka qenë një përvojë shumë e mirë për vashat e Kosovës, që kanë një moshë mesatare 17-vjeç, derisa gjithashtu për herë të parë Kosova U20 mori pjesë në një ngjarje madhore.
Sporti i bashkon njerëzit! Vazhdoni me dëgju zërin tuaj në Kosovë – Radio K4.