Për të përvetësuar njohuritë tuaja rreth rrjeteve sociale, sot (28.04.2020), duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 15:00, do të realizohet një trajnim (webinar), organizuar nga Kuvendi Rinor i Prishtinës.
Ky aktivitet, synon të ju mësoj mbi informatat bazike, si p.sh, çka janë rrjetet sociale dhe si funksionojnë ato, si ndikojnë ato në jetën personale dhe si mund të ndikojnë në zhvillimin profesional.
Po ashtu përmes këtij webinari, do të mund të mësoni se çka janë target grupet dhe termat ‘‘CPC, CTR, CPM‘‘, çfarë është me rëndësi kur postoni në rrjete sociale, si është të jesh një menagjer i medias sociale, etj. Të gjitha këto informacione, do të mund ti mësoni nga Ligjëruesja, Rezarta Krasniqi.
Për pjesëmarrje në këtë trajnim duhet të plotësoni formën në këtë link: https://forms.gle/vDLDjunDZoJbmTmN7