Përveçse keni më shumë shanse për të gjetur një punë të mirë ose për të përparuar në karrierën tuaj, të mësuarit e një gjuhe të dytë mund t’ju japë gjithashtu një pasqyrë të kulturave të tjera. Do të jeni më të përgatitur dhe më të sigurt për të udhëtuar nëpër botë dhe për të eksploruar mënyrat e jetesës së njerëzve të tjerë. Mungesa e integrimit është një problem real për shumë njerëz. Për shumë arsye, aftësia për të komunikuar në një gjuhë tjetër, na jep më shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për vendin ku dëshirojmë të jetojmë apo punojmë.
E vërteta është, se në botën e sotme gjithnjë e më dinamike, aftësia për gjuhë të tjera, është një aftësi jetike që ju jep mundësinë të angazhoheni në një mënyrë më të menjëhershme dhe kuptimplote – qoftë në lagjen tuaj apo mijëra milje larg, ndërkohë që ju përgatit më mirë për të konkurruar dhe për të korrur edhe sukses në ekonominë globale.
Këtu do i përmendim disa përfitime nga mësimi i gjuhëve: Më lehtë përparoni në karrierë, thelloni më lehtë lidhje me kultura të tjera, mund ta shëtisni botën, mund të bëheni një poliglot, mësimi i gjuhëve rrit vetëbesimin tuaj, forcon vendimmarrjen tuaj dhe keni më shumë perspektivë për të përfituar më shumë të holla në të ardhmen.