Përdorimi racional i energjisë elektrike në shtëpinë tuaj, ju kursen para, rrit sigurinë energjetike dhe redukton ndotjen që emetohet nga burimet jo rinovuese të energjisë.
Ka shumë mënyra për të kursyer energjinë elektrike në shtëpinë tuaj, si p.sh: blerja e produkteve me efikasitet energjie, përdorimi i sistemeve elektrike me efikasitet energjie siç janë ato LED, zgjidhja e një sistemi ngrohjeje me efikasitet energjetik që nuk përdor energji elektrike, nëse keni një pajisje që nuk e përdorni shpesh, mos e lini atë ndezur kot, fikni dritat, kompjuterët, televizorin, telefonin, kondicionerin dhe çdo pajisje tjetër që nuk keni ndërmend ta përdorni së afërmi, etj.
Duke i ndjekur këto rregulla të lartpërmendura, ju kurseni para nga xhepi juaj si dhe mbroni planetin Tokë!







