“Besoni në veten tuaj. Kufizimi juaj – është vetëm imagjinata juaj”, kjo është një nga qindra e mijëra citatet që kanë për qëllim të nxisin secilin drejt vetë motivimit. “Motivimi është një forcë, nxitës, energji e brendshme, apo shtysë i ynë i cili na shtynë neve drejtë aktiviteteve të përditshme, me të cilat ne i mbështesim idetë, veprimet dhe qëllimet tona”, kështu tha për Radio KFOR-in Psikologe dhe Terapistja Stimuluse ,në Ambulancën Specialistike të Psikologjisë Klinike “Visar A. Sadiku B.I”, Vlora Fejza, e cila gjithashtu shpalosi shembuj konkretë të cilët duhet t’i ndjekë secili nga ne, në mënyrë që të ndihemi çdo ditë të motivuar: “Ta motivojmë vetën çdo ditë është e vështirë por jo edhe e pamundur, nuk ka një shabllon i cili funksionon tek secili në mënyrë të njëjtë ose në intensitetin e njëjtë, por ka disa veprime që përmirësojnë dukshëm motivin tonë, një nga to është: T’i vendosim vetes kritere dhe qëllime të qarta: Shumë studime argumentojnë për rëndësinë e vendosjes së qëllimeve. Këto studime tregojnë që shitësit më të suksesshëm, janë ata të cilët vendosin shënjestra (targets), po ashtu personat të cilët në përditshmëri merren me ushtrime fizike ka të ngjarë të rrisin nivelet e tyre të disponimit dhe të kenë një jetë sa më të shëndetshme.”
Sipas Psikologes, Fejza, tjetër gjë që rritë motivimin është pranimi dhe rishikimi i arritjeve tona, në vend të dështimeve.