Në momentet kur nuk ndihemi edhe aq të disponuar, pa dyshim që muzika është rekomandimi më i shpeshtë që marrim nga të tjerët. Efektet e shumta pozitive të muzikës, madje edhe në shëndet, tanimë janë dëshmuar edhe shkencëtarisht.
Muzika është gjuhë e ndjenjës, thotë edhe moderatori dhe njëherit gazetari i Radio KFOR-it, Ardian Gashi, i cili vite më parë ka nisur edhe karrierën e tij muzikore, ku tanimë ka edhe projekte muzikore të lansuara, siç është kënga ‘E tash’ dhe ‘Dashni’: “Muzika e mirë është sikur aroma e parfumit, një aromë e mirë të kthen mbrapa tek një person i caktuar apo moment i lumtur në jetë, e gjithashtu muzika e mirë t’i kthen ato copëza lumturie e që në fakt zgjasin po aq gjatë sa kënga. Është gjuha që e kuptojnë të gjithë edhe pse shumë të paktë janë ata që dijnë ta shkruajnë, sepse muzika është gjuhë e ndjenjës”.
Se muzika na bën më të lumtur dhe nuk njeh kufij, e thotë edhe moderatorja e redaksisë serbe të Radio KFOR-it, Ivana Raskovic, e cila shton: “Pavarësisht se cilit zhanër i takon, ne me siguri të plotë mund të themi se muzika shpërndanë dashuri, sepse nuk njeh kufij. Muzika është pjesë e pandashme e jetës time që më përmbush çdo ditë dhe më bën më të lumtur. Madje, çdo gjë që e bëj me muzikë, është më e lehtë. Edhe pse i shijoj shumë hitet botërore, ka disa ditë kur dua të dëgjoj edhe këngë të kaluarës. Kjo sepse, sigurisht, unë gjithmonë e dëgjoj Radio KFOR-in, sepse muzika jonë portretizon diversitetin”.
Andaj miq, këshilla jonë është që ju të dëgjoni sa më shumë muzikë, për të qenë akoma më të lumtur dhe më të disponuar. E padyshim, që frekuencat e Radio KFOR-it janë frekuenca të radiostacionit me muzikë më të mirë dhe më të llojllojshme në vend.