Në datën 19 korrik, të çdo viti, shënojmë “Ditën Ndërkombëtare të Protezave Mbrojtëse” të cilat njihen në gjuhën angleze si “retainers”. Kjo ditë, ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e përdorimit të këtyre protezave pas trajtimeve ortodontike dhe për të nxitur kujdesin e vazhdueshëm për shëndetin oral. Protezat mbrojtëse të dhëmbëve luajnë një rol kyç në ruajtjen e rezultateve të arritura nga trajtimet ortodontike. Pasi që pajisjet ortodontike si telat dhe breketët të hiqen, dhëmbët kanë një tendencë natyrale për t’u kthyer në pozicionet e tyre të mëparshme. Këtu hyjnë në punë protezat mbrojtëse, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e dhëmbëve në pozicionet e reja dhe të rregulluara, duke siguruar që pacientët të përfitojnë plotësisht nga trajtimi ortodontik që kanë kaluar. Prandaj “Dita Ndërkombëtare e Protezave Mbrojtëse” ka për qëllim të edukojë publikun mbi rëndësinë e vazhdimit të kujdesit për dhëmbët edhe pas përfundimit të trajtimit ortodontik.







