Si çdo vit tjetër, me 365 ditët që i kalojmë bashkë, edhe vitin 2024 do ta hapim së bashku me ju me frekuencat tona, që janë afër jush në çastet më të bukura të çdo feste. Do të jenë tre ditë të plota (31 dhjetor, 1 janar dhe 2 janar) me emisione speciale, me muzikë të mirë nga performancat live, argëtim, emocione dhe energji pozitive që do të ju shoqërojnë gjatë festave të fund vitit.
Festa në Radio KFOR fillon që nga mëngjesi i së dielës, më 31 dhjetor me moderatorët tanë, Fisin dhe Pranverën. Dhe pikërisht në pasditen e vigjiljes së Vitit të Ri, do të shoqëroheni me Pranverën, me emisionin “Cosmopolis” ku do të kemi mundësi me i dëgjua filmat më të mirë të vitit. Teksa do të shoqërohemi me muzikë të përzgjedhur nga ne, ju pret edhe emisioni me të arriturat e vitit 2023 në teknologji, përmes emisionit “Tech World” me Trëndelinën. Dhe kur afrohemi drejt ndërrimit të mot moteve, për një orë të plotë, do të argëtohemi me muzikë të përzgjedhur nga DJ dhe producentë të Britanisë së madhe, në emisionin “Dance Show”.
Ndërsa ajka e natës së parë, do të jetë performanca e mrekullueshme live nga kolegu jonë Ard Gashi, bashkë me mikun e tij, artistin Mirdon Pacolli, ku përgjatë një ore, vijnë me një repertoar të pasur këngësh live. Performanca e dyshes Ardi dhe Mirdoni, vjen nga ora 23:00 deri orën 24:00, kur edhe atëherë e festojmë të gjithë së bashku Vitin e Ri.
Ditën e parë të vitit 2024, që në mëngjes, me fillim nga ora 10:00, festa do të vazhdoj me emisionin “Culture Mix”, ku Engjëlli do të na sjellë ngjarjet më të mëdha kulturore që kanë ndodhur në vendin tonë gjatë vitit 2023. Vetëm dy orë më vonë, Merita na vjen me emisionin simpatik në Radio KFOR, “Fun Facts”, që do të na kthej në kohë me faktet më interesante të vitit që e lamë pas. Engjëlli do të rikthehet sërish, por kësaj radhe me emisionin sportiv, që do të na tregoj çka ka ndodhur në vitin 2023 në sport. Në mbrëmje, do ta vazhdojmë sërish me muzikë. Do të jetë emisioni “Music Zoom” ku Fisi do të na njoh me hitet më të mëdha muzikore të vitit 2023.
Perfomancat live do të vazhdojnë edhe në ditën e parë të 2024-ës, ku këngëtari Florent Abrashi me Bend, nga ora 21:00 do të na shoqëroj me ritmet festive muzikore. Ndërsa magjinë e festave të fund vitit, do ta vazhdoj këngëtarja e famshme Jehona Lumi me vokalin e saj të jashtëzakonshëm, ku me bendin e saj, do të na disponojnë deri në orët e vona me muzikë ritmike. Dhe ditën e parë do ta mbyllim me emisionin “Retro Festive”.
Skema e ngjeshur programore festive do të vijoj edhe në ditën e dytë të vitit të ri ku në mëngjes, prej orës 10:00, Mirëdita do të na shoqëroj me hitet e pavdekshme në botën e muzikës me “Greatest Hits”. Me muzikë do të vazhdoj dita ku pas “Greatest Hits” do të pasoj top lista e këngëve për krishtlindje “XMAS Top Chart” ku do të keni mundësi ti dëgjoni hitet më të mëdha për festat e fund vitit.
Të dashur miq të Radio KFOR-it, këto do të jenë emisionet dhe performancat live që i kemi përgatitur për ju me shumë dashuri. Shoqërohuni me faqen radiokfor.com dhe aplikacionin mobil Radio K4, duke mos harruar faqet në Facebook dhe Instagram të Radio KFOR 90.2fm.
Stafi i Radio KFOR-it ju uron një Vit të Ri sa më të begatë, të mbarë, shëndet e lumturi!