Sot (21.05.25), shënohet ‘Dita Botërore për Diversitet Kulturor, Dialog dhe Zhvillim’, një datë kjo përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për të promovuar vlerat e bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektit mes kulturave të ndryshme.
Kjo ditë shërben si një thirrje për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dialogut ndërkulturor dhe për të inkurajuar shoqëritë që të çmojnë pasurinë kulturore, si një faktor kyç për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Në Kosovë, ku bashkëjetesa ndërkulturore është pjesë e përditshmërisë ‘Dita Botërore për Diversitet Kulturor, Dialog dhe Zhvillim’, merr një dimension të veçantë. Shumë organizata lokale, shkolla dhe institucione kulturore organizojnë debate, ekspozita, shfaqje artistike dhe programe që promovojnë dialogun ndërmjet komuniteteve.
Diversiteti kulturor nuk është vetëm një pasuri njerëzore, por një mjet i fuqishëm për ndërtimin e paqes, forcimin e tolerancës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik e social.